Bota

Mutacioni i Covid-19 i Afrikës së Jugut/ Zbulohet një rast infektimi në Gjermani

12 Janar 2021, 20:40 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid-19 i Afrikës së Jugut/ Zbulohet një rast

GJERMANI-Mutacioni i ri i Coivd-19 i zbuluar në Afrikën e Jugut, është përhapur dhe në Evropë. Sipas mediave të huaja, së fundmi ai është zbuluar dhe në Gjermani.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Ministria e Punëve në Baden-Württemberg, ku në një njoftim në faqen zyrtare, thuhej se mutacioni u zbulua për herë të parë te një grua, e cila u kthye me familjen e saj më 13 dhjetor, pas një qëndrimi të gjatë në Afrikën e Jugut.

Gjithashtu, anëtarët e familjes së saj janë testuar, por kanë rezultuar negativ. Ndërsa, një javë më pas, anëtarët e  familjes shfaqën simptoma të lehta.

Një mutacion i Covid-19 VUI-202012/01 është zbuluar së pari në Britaninë e Madhe gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu, një tjetër mutacion i Covid-19 me përbërje gjenetike gati-identike janë raportuar në Afrikën e Jugut me llojin 501.V2 dhe Nigeri. Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe është zbuluar në disa vende evropiane, si dhe në Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut dhe Japoni si dhe vende të tjera. Megjithëse ekspertët besojnë se vaksinat e sapo miratuar kundër koronavirusit do të jenë efektive kundër variantit britanik.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani mutacioni i ri i covid mutacioni i ri i covid-19 gjermani mutacioni i ri i covid mutacioni i ri i covid-19

Sondazh

Poll