Bota

‘Më goditën për disa minuta pa ndërprerë’, Frashër Krasniqi nxjerr foton e policit: Natyra Kuçin e goditi në

12 Janar 2021, 19:52 Nga DOSJA
‘Më goditën për disa minuta pa ndërprerë’,

KOSOVË– Pas arrestimit të disa anëtarëve të Partisë Social Demokrate, anëtari i kësaj partie, Frashër Krasniqi ka publikuar një fotografi të Fatmir Miftarit, polici i cili sipas tij, ka goditur në kokë zëdhënësen e kësaj partie, Natyra Kuçi.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Krasniqi shkruan se pas reagimit verbal,  polici në fjalë bashkë me 4-5 të tjerë e kanë goditur për disa minuta rresht.

“Ky është Fatmir Miftari. Rreshteri i Policisë së Kosovës që e goditi në kokë Natyra Kuçin edhe pse ishte me duar të lidhura brenda stacionit policor. Pas reagimit tonë verbal, ai më mori në zyren e tij dhe bashkë me 4-5 policë të tjerë më goditën për disa minuta pa ndërprerë. Njësoj, disa policë të tjerë ushtruan dhunë ndaj Dardan Molliqajt, Nol Nushit, Veton Dragushës dhe aktivistëve të tjerë. Të gjithë me duar të lidhura. Të gjithë brenda stacionit policor. Brutalitet e dënime për aktivistët e qytetarët, tolerancë e mbrojtje për partitë e pushtetet. Kjo është Policia e Kosovës“, ka shkruar ai në “Facebook”, ndërsa ndan foton e policit.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe 15 militantë të kësaj partie, janë arrestuar gjatë ditës së sotme pas një proteste para Stacionit Qendra të Policisë në Prishtinë, ku kanë shprehur kundërshtinë e tyre për qasjen e Policisë ndaj partive politike që po i shkelin masat kundër koronavirusit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni frashër krasniqi polici qe dhunoi natyra kuçin frashër krasniqi polici qe dhunoi natyra kuçin

Sondazh

Poll