Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Për vazhdimin e bisedimeve duhet të presim një qeveri të re në Kosovë

12 Janar 2021, 20:54 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Për vazhdimin e bisedimeve duhet

KOSOVË-Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se nuk do të organizojë një raund të ri të dialogut mes dy vendeve, pa përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë.

“Nuk është momenti për të organizuar një takim të ri. Ne kemi nevojë për një qeveri të re me një mandat të fortë që do të vazhdojë procesin e dialogut”, tha Lajçak.

Gjithashtu, Mirosllav ka thënë se askush nuk mund të garantojë që pas një marrëveshjeje të mundshme Kosovë-Serbi, pesë vendet evropiane që nuk e njohin Kosovën, do ta njohin atë. Sipas tij kjo është një çështje e brendshme e këtyre vendeve.

“Si ish- ministër i Jashtëm i Sllovakisë, kur me pyesnin se kur do ta njohë vendi im Kosovën, unë ju thoja: me jepni një lajm të mirë, në mënyrë që të shkojë në parlament t’ju them ka ardhur koha të konsiderojmë pozicionin tonë. Pra, qartazi lajmi i mirë është marrëveshja me Serbinë.  Gjithçka që është e pranueshme për Serbinë do të jetë e pranueshme për vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën”, nënvizoi Lajçak, duke konfirmuar se është në kontakt me këto vende.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj. Më pas, qeveria e ardhshme e Albin Kurtit e hoqi tarifën, por e vendosi masat e reciprocitetit. Serbia kundërshtonte të ulej në tryezë të bisedimeve, derisa Kosova kishte në fuqi masa të tilla. Më ardhjen ne pushtet, qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti shfuqizoi reciprocitetin, duke mundësuar rifillimin e dialogut në korrik të 2020-ës.

Prej disa muajsh, kryeministri i Kosovws, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk kanë zhvilluar raunde të reja të bisedimeve. Nga BE-ja është thënë se takimet në nivel politik nuk po mbahen për shkak të pandemisë së koronavirusit. Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit amerikan, Donald Trump.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi mirosllav lajçak dialogu kosove-serbi mirosllav lajçak

Sondazh

Poll