Bota

Haradinaj: Kosova ka nevojë për një president të denjë për t’u përballur me Serbinë

12 Janar 2021, 19:34 Nga DOSJA
Haradinaj: Kosova ka nevojë për një president të denjë

KOSOVË– Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj u shpreh se Kosovës i duhet një president i qëndrueshëm që përballet me Serbinë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në ‘Facebook’, Haradinaj tha se në këto zgjedhje do të ndodhë “rikonfirgurimi i skenës politike”.

 “Tani ju do të vendosni se kush do të udhëheqë në Kosovë. Ashtu siç Qeveria që i ka përgjegjësitë e veta me rendësi, edhe Presidenti i vendit ka përgjegjësi mjaft të rëndësishme”, tha ai Haradinaj, duke i kërkuar votën qytetarëve të Kosovës.

Video-mesazhin Haradinaj e mbyll duke deklaruar se gjithmonë ka qenë në interesin e shtetit të Kosovës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll