Bota

FOTO/ FBI-ja publikon FOTOT, kush është personi i dyshuar për vrasjen e policit në protestat e 6 janarit

12 Janar 2021, 19:33 Nga DOSJA
FOTO/ FBI-ja publikon FOTOT, kush është personi i dyshuar për

SHBA-FBI-ja ka publikuar dy foto të një personi, i cili dyshohet për vrasjen e oficerit të policisë Brian Sicknick gjatë protestave në Capitol në 6 janar. Në pamjet e publikuara në DayilMail, në foton e parë shfaqet një burrë me mjekër, i veshur me një kapelë të thurur blu me shkronjat ‘CFD’ të qepura në të.

Ndërsa, në foton e dytë, nuk tregohet fytyra, por pamja e një personi, i cili mban një fiksezjarri, gati për ta hedhur drejt oficerit të policisë. Pamja shfaqet dhe me anë të një video.

Video e plotë: 

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse oficeri në atë video ishte Sicknick, i cili vdiq të enjten mbrëma pasi ishte goditur në kokë nga një mjetë zjarrfikës, nga mbështetësit e Donald Trump që sulmuan Capitolin. FBI ka kërkuar nga kushdo që mund ta njohë burrin në foto të kontaktojë menjëherë hetuesit.

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll