Bota

Kosovë/ Katër ditë pas kthimit në krye të ATK-së, Hoti shkarkon për të dytën herë Ilir Murtezajn,

12 Janar 2021, 19:16 Nga DOSJA
Kosovë/ Katër ditë pas kthimit në krye të ATK-së,

KOSOVË-Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për shkarkimin e Ilir Murtezajt dhe riemërimin e Ekrem Hysenajt, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës(ARK)

Sipas mediave të Kosovës, pasi të përfundojë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi. Ky vendim do të hyjë në fuqi sot dhe duhet të zbatohet nga Ministria e Financave dhe ATK-ja.

Ky vendim i Hotit vjen pas rikthimit në vendin e punës të Ilir Murtezajt të cilin Hoti e shkarkoi muaj më parë. Para katër ditësh me vendim të Inspektoratit të Punës, Murtezaj ishte rikthyer sërish në krye të ATK-së, pas shkarkimit që iu bë nga Avdullah Hoti më 16 tetor të vitit të kaluar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hot ilir murtezajt kosove avdullah hot ilir murtezajt kosove

Sondazh

Poll