Bota

Rusia kërkon burgosjen e liderit opozitar, Navalny: E urdhëroi Putin, është tërbuar se i mbijetova helmimit

12 Janar 2021, 18:26 Nga DOSJA
Rusia kërkon burgosjen e liderit opozitar, Navalny: E urdhëroi Putin,

RUSI-Autoriteti rus i Burgjeve (FSIN) ka kërkuar që kreu i opozitës ruse Alexei Navalny,  të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me një burgim efektiv. Lajmi është konfirmuar nga vetë Navalny, i cili ka thënë se Vladimir Putin ka urdhëruar që të zëvendësohet dënime, pasi nuk e përmbushi qëllimin duke e helmuar. Gjithashtu, sipas tij, ky vendim nuk është i drejt, pasi dënimi i tij ka përfunduar më 30 dhjetor të vitit 2020.

“Putini është aq i tërbuar pasi i mbijetova helmimit nga ana e tij, saqë ai urdhëroi FSIN të shkonte në gjykatë dhe të kërkonte që dënimi im me kusht të ndryshohej në një dënim efektiv. Pavarësisht nga fakti se dënimi im me kusht ka përfunduar më 30 dhjetor [2020]”, ka thënë ai

Përpjekjet e mëparshme të FSIN-it për të rrëzuar dënimin me kusht të Navalnyit dhe burgimin e tij, ishte refuzuar nga një gjykatë në Moskë në vitin 2017. Alexei Navalny më 20 gusht të vitit të kaluar,  filloi të ndihej keq gjatë një udhëtimi nga qyteti Tomsk për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Pasi u dërgua në Gjermani për kurim në Gjermani, mjekët zbuluan se ai ishte helmuar me Navichok. Fakt, i cili është konfirmuar më vonë nga autoritet dhe vetë Navalny, i cili fajëson për këtë kreun e shtetit rus Vladimir Putin.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny helmi i alexei navalny rusi alexei navalny helmi i alexei navalny rusi

Sondazh

Poll