Bota

Bilanci në Itali/ Rritet numri i vdekjeve, 616 persona ndërrojnë jetë gjatë orëve të fundit, 14 mijë të tjerë rezultoj

12 Janar 2021, 18:50 Nga DOSJA
Bilanci në Itali/ Rritet numri i vdekjeve, 616 persona ndërrojnë

ITALI-Shifra e të infektuarve dhe viktimave në Itali ka shënuar një rritje. Sipas mediave të italiane gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv, 14,242 persona, shifër me lartë sesa një ditë më parë ku u shënuan 12,532 njerëz.

Ndërsa, numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë është 616, i lartë se një ditë më parë ku u regjistruan 448 vdekje. Rajoni më i goditur është Veneto, me 2134 raste, e ndjekur për ditën e dytë radhazi nga Sicilia me 1913 raste.

Ndërkohë, ekspertët italian që kanë ndjekur ecurinë e virusit, kanë thënë se festat e fundvitit kanë qenë një ”bombë pandemike”, ku sipas të dhënave të fundit rreth 80% e infeksioneve të reja ka si origjinë drekat dhe darkat e kaluara në familje dhe me të afërmit.

Që prej fillimit të pandemisë në Itali janë shënuar 2,303,263 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 79,819 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bilanci ne itali covid-19 ne itali koronavirusi ne itali bilanci ne itali covid-19 ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll