Bota

SHBA/ Deklarata e Sekretarit të Shtetet Pompeo: Streha e re e Al-Kaidës është Irani

12 Janar 2021, 18:39 Nga DOSJA
SHBA/ Deklarata e Sekretarit të Shtetet Pompeo: Streha e re e

SHBA-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka deklaruar ditën e sotme, duke mos përmendur prova të forta se baza e re e organizatës terroriste Al-Kaidës, është Irani. Sipas Reuters, Pompeo, duke iu referuar raportit për Abu Muhamada al-Masri, i akuzuar si organizator i sulmeve me bomba ndaj ambasadave në Afrikë, i cili u vra në Iran nga operativët izraelitë, ka thënë se ka një bazë të re të “Al-Kaida” në vend.

“Qëndrimi i Al-Masri në Iran tregon arsyen pse jemi këtu sot: Al-Kaida ka një bazë të re, dhe kjo është Republika Islamike e Iranit,”-tha ai.

Ministri i Jashtëm iranian Mohamed Javad Zarif hodhi poshtë akuzat e Pompeo në Twitter, duke i quajtur ato “gënjeshtra tronditëse të luftës”.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar mediat  raportuan se Abu Muhammad al-Masri, i akuzuar si organizator i sulmeve me bomba ndaj ambasadave në Afrikë, u vra në Iran nga operativët izraelitë, por Irani mohoi akuzat, duke thënë se nuk kishte asnjë “terrorist” nga Al-Kaida.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota baza e al-kaida iran mike pompeo tensione ne lindjen e mesme baza e al-kaida iran mike pompeo tensione ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll