Aktualitet

U strehua në shtëpinë me qira, arrestohet 40-vjeçari i rrezikshëm që tentoi të vriste të riun në Kosovë, pritet ekstra

11 Janar 2021, 12:33 Nga DOSJA
U strehua në shtëpinë me qira, arrestohet 40-vjeçari i

TIRANË– Një 40-vjeçar me inicialet G.M., është vënë në pranga nga Polciia e Tiranës, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person në Kosovë. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës, mësohet se 40-vjeçari është kapur në një banesë tek rruga “Jordan Misja”, të cilën e kishte marrë me qira dhe po fshihej aty. 

40-vjeçari akuzoht për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”. 

Ai pritet të ekstradohet drejt Kosovës, vend ku edhe ka tentuar të vrasë me armë zjarri të riun me inicialet S.M..

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit. Operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Interpol Tirana. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese kosovare, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

40-vjeçari strehohej në një banesë me qira, në rrugën “Jordian Misja”, Tiranë. Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Në zbatim të kërkesës së ardhur nga ILECU Kosovë, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore, FAST ALBANIA, DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, bazuar në informacionet e marra më parë nga FAST ALBANIA, për 40-vjeçarin, i cili fshihej në Tiranë, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit G. M., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Autoritetet ligjzbatuese kosovare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Kosovës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40 vjecari ne tirane tirane arrestohet 40 vjecari ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Janar 2021, 12:19

TIRANË– Gazetari Elton Qyno nuk e ka përjashtuar si mundësi ardhjen e Moisi Habilajt në Shqipëri, pasi arratisjes që ky i fundit bëri sot. I ftuar në “OraN...