Aktualitet

Dhunë në familje dhe drejtim i makinës në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 2 persona në Berat

11 Janar 2021, 11:19 Nga DOSJA
Dhunë në familje dhe drejtim i makinës në gjendje të

BERAT- 2 persona janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Berat. Personi me iniciale E.B 30 vjeç është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëportes së tij me iniciale F.B. Një person tjetër i arrestuar është edhe 35-vjeçari M.D, i cili është kapur duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Berat/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 30 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. B. Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 35 vjeç, banues në Otllak, Berat, pasi në vendin e quajtur “Baypass-i i Ri”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e beratit policia e beratit

Sondazh

Poll