Aktualitet

Situata e Motit në Qarkun e Kukësit/ Të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme dhe rezervat e ujit janë të qendru

11 Janar 2021, 11:05 Nga DOSJA
Situata e Motit në Qarkun e Kukësit/ Të gjitha rrugët

KUKËS- Situata e motit në qarkun e Kukëst paraqitet e qendrueshme. Sipas njoftimit nga autoritetet përkatëse i gjithë qarku i Kukësit është në gjendje të qendrueshme dhe se rezervat e ujit dhe hdrocentralet janë nën kontroll.

Situata është e qendrueshme edhe në bashkitë Tropojë dhe Has, ku rrugët nacionale dhe rurale janë të kalueshme dhe rezervat ujore janë nën kontroll. Furnizimi me ujë të pishëm është normal ndërsa të energjia elektrike ka shkëputje në disa njësi administrative.

Njoftimi i plotë:  

Përshëndetje !.
Sipas informacionit të marrë nga strukturat përgjegjëse situata e orës 10:00 në Qarkun Kukës është si më poshtë;
Qarku Kukës është përfshirë gjatë natës nga reshje shiu me intensitet mesatar.
Situata e digës së Hidrocentralit është
Niveli: 285,64 m
Prurja rreth 2500.m3/sek
Nuk ka turbina ne pune.
Të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullushme normalisht.
Gjatë kësaj periudhe ka patur rënje inertesh në segmente të ndryshme të rrugëve.
Nga firmat kontraktore që kanë në performance rrugët nacionale të Qarkut Kukës kanë punuar për pastrimin e gurëve, inerteve dhe të tombineve.

Situata në bashkitë e Qarkut Kukës është;

●Bashkia Kukës
Gjendja ne akset rrugore rurale është normale
përveç rrugës Shishtavec Nj.Ad Shishtavec dhe Shikaj Nj.Ad Malzi.
Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm.
Niveli i lumenjve është në rritje por pa problematika.

●Nga bashkia Tropojë
deri tani :
Gjendja e rrugëve rurale është normale përveç rrugës së fshatit Gjonaj Nj.Ad Bujan, ku po punohet për hapjen e saj nga punonjësit e bashkisë.
Gjendja e rezervareve është nën monitorim. Rezervuari në Berishe 1 ( Radogosh) Nj.Ad.Bytyc eshte mbushur dhe nen kontroll e monitorim nëpërmjet shkarkuesit katastrofik.
●Nga bashkia Has
Gjendja e rrugëve rurale është e mirë.
Gjendja e rezervuareve eshte nen kontroll dhe po verifikohet vazhdimisht.

●Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç Nj. Ad.Bushtricë, Grykë-Çajë, Ujmisht, Kalis, Malzi , Shishtavec, Topojan , Zapod dhe fshati Kolesjan Nj.Ad Bicaj të bashkisë Kukës. NJ .Ad Golaj e Fajza bashkia Has dhe Nj. Ad. Tropojë e vjetër, Bytyç, fshati Degë Nj.Ad Fierz, fshati Salcë, Palcë, Brisë Nj.Ad Lekbibaj dhe fshatrat Dragobi e Valbonë Nj.Ad Margegaj. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne kukes moti ne kukes

Sondazh

Poll