Aktualitet

Arratisja e Moisi Habilajt, Elton Qyno: Ekziston mundësia që të kthehet vetë!

11 Janar 2021, 12:17 Nga DOSJA
Arratisja e Moisi Habilajt, Elton Qyno: Ekziston mundësia që të

TIRANË– Gazeyari Elton Qyno ka deklaruar se ekziston mundësia që Moisi Habilaj, i dënuari me 15 vite e pesë muaj burg në Itali që u arratis sot, të kthehet vetë.

I ftuar në studion e “OraNews”, Qyno tha se mund të kthehet vetë, por nuk dihet nëse situata e tij rëndohet më shumë në këtë mënyrë.

“Ekziston një mundësi kthimi dhe dorëzimi. Nuk dihet se si do të procedohet më tej, nëse do të ketë rëndesë të situatës për Habilajn, në rast se ai kthehet vetë,”- tha Qyno.

Habilaj u arratis sot. Karabinierët kanë shkuar në shtëpi në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, aty ku Habilaj qëndronte në masën ‘arrest shtëpie’ që nga muaji maj i vitit të kaluar, por nuk e kanë gjetur aty. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset moisi habilaj elton qyno arratiset moisi habilaj elton qyno

Sondazh

Poll