Aktualitet

‘Ka tri ditë që nuk fle fare’, familja në Lezhë përmbytet nga reshjet, uji i futet brenda shtëpisë, e moshuar

11 Janar 2021, 10:34 Nga DOSJA
‘Ka tri ditë që nuk fle fare’, familja në Lezhë

LEZHË– Situata në qytetin e Lezhës vijon të mbetet e rëndë. Familjet janë prekur nga përmbytjet që kanë gjashtë ditë që vijojnë. Në në fshatin Gjadër të Lezhës, familja e Dila Pjetrit nuk ka mundur që të bëjë asnjë orë gjumë pasi banesa e tyre është e përmbytur.

Uji ka depërtuar brenda banesës së të moshuarës dhe që niveli të mos rritet, detyrohet të ndërhyjë për largimin e tij me mjete rrethanore.  Dila tregon se situata është mjaft e vështirë dhe se po mundohen të shpëtojnë ç’të mundet brenda shtëpisë.

“Kur jam zgjuar në orën 06:00 të mëngjesit të së enjtes, kam dëgjuar zhurmë dhe vetëm kur pashë që uji me kishte hyrë te dhoma. Jam munduar dhe i kam nxjerrë jashtë orenditë shtëpiake për t’i shpëtuar. Ka tri ditë që nuk fle fare, duke u munduar të largoj ujin me mjete rrethanore që të mos rritet niveli. Situata këtu në Gjadër është mjaft e vështirë dhe jemi shumë të rrezikuar nga lumi. Kam ngelur duke iu lutur Zotit që të mos ketë reshje shiu me intensitet të lartë, se në të kundërt ne jemi të mbaruar”, thotë gruaja.

Shqipëria ka hyrë sot në ditën e gjashtë që është e përfshirë në një mot të furishëm e me ngrica. Zonat problematika janë Shkodra dhe Lezha ku shumë fëmijë për shkak të bllokimit të rrugëve dhe përmbytjeve kanë mbetur pa shkollë. Më e qetë është Vlora dhe Korça ku niveli i reshjeve ka rënë, ndërsa Veriu është bllokuar nga dëbora.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe moti i keq ne shqiperi lezhe moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll