Aktualitet

Bllokohet aksi Burrel-Tiranë, mjeti rrezikoi të dilte nga rruga për shkak të shembjeve të mëdha të dheut

11 Janar 2021, 11:56 Nga DOSJA
Bllokohet aksi Burrel-Tiranë, mjeti rrezikoi të dilte nga rruga

BURREL–Një masiv i madh dheu është shembur në rrugën nacionale Burrel – Tiranë në afërsi të urës së Ulzës. Si pasojë e dheut të madh, u bllokua lëvizja e automjeteve në të dy anët e lëvizjes për rreth 1 orë.

Një mjet rrezikoi të dilte nga rruga pasi akoma nuk ishte pastruar aksi rrugor. Mjetet e firmës mirëmbajtëse po mundohen të mbajnë qarkullimin hapur por ka qenë e pamundur që rruga të mbahej e hapur.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë për të monitoruar trafikun e krijuar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll