‘Ligji nuk kërkon pëlqimin e pronarëve’, kryebashkiaku i Fierit shkon te banorët që dolën në protestë për ndërtimi
11 Janar 2021, 11:09Nga DOSJA
FIER-Banorët në fshatin Daullas në Fier kanë dalë ditën e sotme në protestë pas lajmit se në atë zonë do të ndërtohet spitali i ri me fondet nga Turqia. Ka qënë kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi i cili ka mbërritur pak minuta më parë te banorët që kundërshtojnë që spitali të ndërtohet në tokat e tyre.
Subashi u ka premtuar banorëve se për tokën do të dëmshpërblehen në një kohë sa më të shpejtë të mundshme nga ana e qeverisë. Ai tha se vepra publike do të ndërtohet, pavarësisht vullnetit që kanë pronarët e saj të ligjshëm.
‘Veç atyre që diskutuam dje, (nuk kemi tokë për të shitur thonë banorët, dhe e ndërpresin fjalën e kryebashkiakut). Ti dje ske qenë në takim, unë kam bërë takim dje me të gjithë pronarët, dhe u kam komunikuar vendimin që është marrë me kryeministrin dhe me ministren, dhe kemi gjetur se kush është më e përshtatshmja. Bëhet fjalë për një vepër që do ti shërbejë të gjithë banorëve të jugut, nga shumë variante, u gjykua që ky varianti këtu është më i përshtatshëm, është pranë rotondos, dhe krijon akses për të gjithë jugun.Ne kemi nxjerrë pronarët, listën e pronarëve, bëmë takimin dje, ku unë u thashë se vendimi është marrë dhe do fillojmë procedurat e shpronësimit. Unë kërkova që të bëjmë një marrëveshje të përbashkët, që edhe punimet mos të pengohen, por edhe ju të merrni dëmshpërblimin (banorët e konsiderojnë qesharak). Dëmshpërblimi duhet të jepet sipas ligjit të shpronësimeve publike.Ligji është i pandryshuar, qoftë nga qeveritë e majta qoftë nga ato të djathta. Ligji nuk kërkon pëlqimin e pronarëve, ku vendosen që të bëhet vepra publike, shpronësimi bëhet sipas ligjit, nuk mund të pengohet vepra publike”, u shpreh Subashi.
Kryeministri Edi Rama ishte para dy ditësh në zonën e Levanit prej nga inspektoi nga afër zonën ku do të ndërtohet spitali që u premtua gjatë takimit të tij në Turqi.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS- Situata e motit në qarkun e Kukëst paraqitet e qendrueshme. Sipas njoftimit nga autoritetet përkatëse i gjithë qarku i Kukësit është në gjendje të q...
LEZHË– Situata në qytetin e Lezhës vijon të mbetet e rëndë. Familjet janë prekur nga përmbytjet që kanë gjashtë ditë që vijojnë. Në në fshatin Gjadër...
ELBASAN– Frika nga përmbytjet ende vijon! Bëhet e ditur se banorët që jetojnë pranë përroit të Zaranikës në Elbasan e kanë kaluar natën me frikë. Prurjet e shum...
ITALI– Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike është arratisur. Mësohet se autoritetet italiane e kanë shpallur në kërk...
TIRANË– Aktori i humorit Fjorjan Binaj iu është bashkuar personazheve që nuk kanë lënë pa komentuar videon e ministrave në Dubai.Binaj, nëpërmjet Instagram...
HAN I HOTIT- 540 mijë paketa cigaresh pa pullë fiskale janë sekuestruar nga doganierët e Hanit të Hotit në Shkodër. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se pake...
SHKODËR– Një 48-vjeçar me inicialet B.K., është vënë në pranga pasi është kapur tejsa lëvizte me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është e bindur për bashkëpunimin e zyrtarëve dhe të efektivëve të P...