Aktualitet

11 Janar 2021, 12:19 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Elton Qyno nuk e ka përjashtuar si mundësi ardhjen e Moisi Habilajt në Shqipëri, pasi arratisjes që ky i fundit bëri sot. I ftuar në “OraNeës”, Qyno deklaroi se persona të tillë, kanë mundësinë të sajojnë skema të shumta për të shpëtuar nga kontrollet e policisë.

Qyno shtoi më tej se ka pasur edhe vlonjatë të tjerë të arratisur ng italia që ua kemi dërgjuar emrin në atentate që kanë mbetur të vdekur ose janë arrestuar rastësisht.

Nuk përjashtohet si mundësi. Një person i tillë, që merret me trafik të lëndëve narkotike, mund të organizojë e sajojë plane të ndryshme në trurin e tyre, skema të shumta për t’i shpëtuar drjetësisë apo kontrollit nga policia. Ka shumë raste he kontigjentë nga Vlora që edhe pse kanë qenë të dënuar në Itali, janë larguar dhe kanë hyrë në territorin shqiptar dhe vetëm kur janë arrestuar aksidentalisht ose ua kemi dëgjuar emrin në një atentat,”- tha Qyno.

Habilaj u arratis sot. Karabinierët kanë shkuar në shtëpi në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, aty ku Habilaj qëndronte në masën ‘arrest shtëpie’ që nga muaji maj i vitit të kaluar, por nuk e kanë gjetur aty. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset moisi habilaj elton qyno arratiset moisi habilaj elton qyno

Sondazh

Poll