Aktualitet

Nis vaksinimi kundër COVID-19! Vaksinohet Çomo, Rama dhe Pipero! Kryeministri: Një vend mik na dhuroi 975 doza Pfizer (ZHVILL

11 Janar 2021, 06:59 Nga DOSJA
Nis vaksinimi kundër COVID-19! Vaksinohet Çomo, Rama dhe Pipero!

TIRANË- Fushata e vaksinimit me 900 dozat e para kundër COVID19 sapo nisi në vendin tonë. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama, mjeku Pëllumb Pipero, Tritan Kalo për tu pasuar me të tjerë mjekë. Rama shkoi në ambientet e Air-Albania aty ku ishin të pranishëm të gjithë mjekët që do merrnin dozat e vaksinës. Kreu i qeverisë fillimisht plotësoi formularin, proçedurë kjo që do bëhet nga të gjithë personat që do të marrin vaksinën.

Rama priti radhën, pasi siç lajmëroi pak orë më parë do ishte mjekja Najada Çomo ajo që do merrte dozën e parë. Dhe ashtu ndodhi! Drejtoresha e infektivit, mes emocionesh ishte personi i parë në Shqipëri që mori dozën e ‘Pfizer’. I dyti në radhë ishte kryeministri, i cili zgjodhi ta bënte në krahun e majtë (duke i qëndruar stoik bindjes politike). Rama hoqi xhaketën e zezë dhe u shfaq me një këmishë të bardhë. Proçedura zgjati pak minuta për ti lënë radhën mjekut Pipero e më pas Kalos i cili kishte në kokë logon e fushatës së vaksinimit në Shqipëri.

Pas marrjes së vakinës Rama u shpreh se ndihej mjaft mirë, duke hedhur poshtë dhe teoritë që kanë qarkulluar lart e poshtë për pasojat që do ketë, ndërsa mjekët Kalo dhe Pipero u shprehën se do vazhdojnë punën në frontin e parë kundër Covid, mirëpo nuk anashkaluan se vaksina do të ketë dhe efekte afaktshkurtra, të tilla si skuqje apo dhimbje.

Gjatë konferencës për mediat Rama deklaroi se janë 900 doza të dhuruara, ndërsa u sigurua të thoshte se janë 975 doza në total, të cilat janë dhënë nga një vend mik i Bashkimit Evropian, por nuk e rrëfeu atë. Rama mohoi që ky vend të ishte Greqia, ndërsa nuk tha as nëse ishte Turqia. Dozat e para të vaksinës janë Pfizer/BioNtech. Ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë sqaroi strategjinë e vaksinimit, ku të parët do të jenë mjekët e spitaleve COVID19 dhe infermierët.

(a.b, fm, f.g)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marreveshja shqiperi-pfizer shqiperia nis vaksinimin marreveshja shqiperi-pfizer shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll