Aktualitet

Shenjat e gishtave janë ‘KYÇI’/ Tre grabitësit që terrorizuan familjen Muço në Korçë dyshohet se u futën dhe në sh

11 Janar 2021, 10:05 Nga DOSJA
Shenjat e gishtave janë ‘KYÇI’/ Tre grabitësit

KORÇËTre grabitësit që u futën në shtëpinë e kambistit Shpëtim Muço në Korçë, dyshohet të jenë një grup i mirëorganizuar që kanë marrë pjesë edhe në grabitje të tjera të këtij lloji. Dosja.al ka mësuar se vetëm një muaj më parë, është kërcënuar dhe grabitur me armë në kokë edhe kambisti tjetër, Anxhel Rrënja.

Gjithesi ende nuk ka prova të mjaftueshme për të implikuar tre grabitësit e sotëm në ngjarjen e një muaji më parë. Dosja.al ka mësuar se grupi hetimor po mbledh gjurmë dhe shenja gishtash që do të ndihmojnë në identifikimin e grabitësve që përfunduan duke plagosur edhe vetë kambisitn Muço, pas përleshjes fizike që patën me të.

Vetë Muço vuri poshtë një nga grabitësit, dhe e mbajti atë ‘peng’ deri në momentin që mbërriti policia. Tashmë dy nga grabitësit janë vënë në pranga, njëri ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa tjetri në qeli.

Asnjë prej tyre nuk ka ‘hapur gojë’ për të treguar identitetin e shokut që ndodhet në arrati bashkë me shumën e parave të grabitura. Në spital përfundoi edhe vetë kambisti Muço, me të shoqen dhe djalin pasi u plagosën në përleshjen me një nga autorët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhel rrenja grabitet shtepia e kambistit ne korce shpetim muco anxhel rrenja grabitet shtepia e kambistit ne korce shpetim muco

Sondazh

Poll