Aktualitet

U dënua me 15 vite e 5 muaj burg, arratiset Moisi Habilaj, Italia e shpall në kërkim ndërkombëtar

11 Janar 2021, 10:14 Nga DOSJA
U dënua me 15 vite e 5 muaj burg, arratiset Moisi Habilaj, Italia e shpall

ITALI– Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike është arratisur. Mësohet se autoritetet italiane e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar Habilajn, mëngjesin e sotëm.

Karabinierët kanë shkuar në shtëpi në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, aty ku Habilaj qëndronte në masën ‘arrest shtëpie’ që nga muaji maj i vitit të kaluar. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias, e cila la në fuqi vendimin për të dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Habilajn, karabinierët kanë shkuar që ta marrin të dënuarin për ta kthyer në qeli.

Por, Habilaj nuk është gjetur aty dhe rrjedhimisht, autoritetet italiane e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Në dhjetor të vitit 2020, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias vendosën  që pavarësisht kërkesës së avokatëve Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni, vendosën të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje për Habilajn, por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019.

Para se të ekzekutohej vendimi i Apelit, Moisi Habilaj ishte caktuar në “arrest shtëpie”, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Habilaj ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij. Ndërkohë janë marrë ende vendimet për anëtarët e tjerë të grupit.

Nazer Seitaj (gjithashtu i shpallur në kërkim) i konsideruar si financieri i është dënuar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg, e 1 vit më shumë se sa kishte kërkuar pala akuzuese; Meridian Sulaj, me 8 vite e 4 muaj burg; Antonino Riella me 14 vite burg; Vincenzo Spampinato me 10 vite e 2 muaj burg; Angelo Busacca me 7 vite e 4 muaj burg; Gianluca Passavanit me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë; Giuliano Rosario 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mijë e 700 euro ndërsa Giuseppe Grebo 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset moisi habilaj arratiset moisi habilaj

Sondazh

Poll