Aktualitet

Sekuestrohen 540 mijë paketa me cigare pa pullë fiskale në Han të Hotit, u gjetën brenda trajlerit me targa serbe, shpallet

11 Janar 2021, 09:50 Nga DOSJA
Sekuestrohen 540 mijë paketa me cigare pa pullë fiskale në Han

HAN I HOTIT- 540 mijë paketa cigaresh pa pullë fiskale janë sekuestruar nga doganierët e Hanit të Hotit në Shkodër. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se paketat u gjetën brenda një trajleri me targa serbe që tentoi të futej në Shqipëri.

Pas kontrollit nga ana e strukturave doganore është vënë re se ngarkesa me 540 mijë paketa cigaresh ishte e papajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Trajleri së bashku me sasinë e cigareve u sekuestruan, ndërsa mësohet se u shpallën në kërkim administratori i shoqërisë “Plus International”, me inicialet  S.S,  si dhe babai i tij, të cilët nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Shqipërisë.

Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej  në treg, detyrimi doganor i mungur do të ishte 86.6 milon lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë.

Njoftimi i plotë

Strukturat  e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sekuestruan një sasi prej 540 mijë paketa cigaresh kontrabandë , në  degën Doganore të Hanit të Hotit, Shkodër. Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore Hani Hotit,  Shkoder,  nga Mali i Zi, strukturat doganore ushtruan kontroll dokumentar në mjetin e tipit trajler me targa Serbe,  për ngarkesën e cigareve të  markave të ndryshme.

Nga kontrolli dokumentar rezultoi se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e papajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjeter. Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej  në treg, detyrimi doganor i mungur do të ishte 86.6 milon lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë.

Trajleri së bashku me sasinë e cigareve u sekuestruan nga  Administrata  Doganore në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë , dhe u  referua si rast në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizes”  te parashikuar nga neni 172 te Kodit Penal.

Gjithashtu nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim  administratori i shoqërisë “Plus International”,  shtetasi me inicialet  S.S,  si dhe babain i tij, pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë. Strukturat Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  dhe Drejtorinë e Policisë Vendore, Shkodër, po kryjnë veprimet e mëtejshme hetimore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 540 mije paketa sekuestrohen 540 mije paketa

Sondazh

Poll