Aktualitet

U fut me “Zastava” në lokal dhe tmerroi klientët, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

11 Janar 2021, 09:47 Nga DOSJA
U fut me “Zastava” në lokal dhe tmerroi klientët,

SHKODËR– Një 48-vjeçar me inicialet B.K., është vënë në pranga pasi është kapur tejsa lëvizte me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se 48-vjeçari është arrestuar në kuadër në operacionit “Bërdica”.

Ai është pikasur në një lokal ku ishte futur me pistoletë të llojit “Zastava” me një krehër me nëntë fishekë, duke tmerruar kështu edhe klientët që ndodheshin brenda.

Pas kontrollit, 48-vjeçari u vu në pranga ndërsa arma e zjarrit, që ishte pa leje, u sekuestrua.

Njoftimi i policisë Shkodër

Vijojnë kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Bërdica”. Lëvizte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë gjatë operacionit, 48-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative  se një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete ishte futur në një lokal në Bërdicë, menjëherë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bërdica”. Në kuadër të operacionit, nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 48 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi, në një lokal në fshatin Berdicë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se ai mbante me vete një pistoletë tip zastava, me një krehër me 9 fishekë, pa lejen e organeve kompetente. Arma e zjarrit pistoletë dhe fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestihet 48 vjecari me arme ne shkoder shkoder arrestihet 48 vjecari me arme ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll