Aktualitet

Dhunë në familje, vjedhje dhe drejtim në gjendje të dehur, arrestohen 6 persona në Tiranë

11 Janar 2021, 09:51 Nga DOSJA
Dhunë në familje, vjedhje dhe drejtim në gjendje të dehur,

TIRANË- 6 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Në “Urën e Gjolës” janë kapur në flagrancë personat V.K 33 vjeç dhe E.M 27 vjeç duke i dhënë makinës në gjendje të dehur si dhe gjatë kontrollit iu gjet kokainë. Një 54-vjeçar me iniciale E.P është arrestuar gjithashtu pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur. Dy persona të tjerë me iniciale A.K 30-vjeç dhe E.Gj 38-vjeç janë arrestuar pasi janë kapur duke i dhënë makinës në gjëndje të dehur. Gjitahshtu është arrestuar Sh.K 43 vjeç i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes”.

Njoftimi i Policisë:

“Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve V. K., 33 vjeç dhe E. M., 27 vjeçe, pasi në pikën e kontrollit në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin V. K dhe pasagjere shtetasen E. M. Gjatë kryerjes së testit alkoolit, shtetasi V. K. ka rezultuar i dehur në masën 0.88 mg/l. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të shtetasve V. K dhe E. M. u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.” Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të mitur të tyre.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 30 vjeç, dhe E. Gj., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 3 arrestuan shtetasin Sh. K., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll