Zgjerohet harta e përmbytjeve në qarkun e Lezhës/ 4300 hektarë tokë zaptohen nga uji, fshatrat bllokohen, fëmijët nuk shk
11 Janar 2021, 07:43Nga DOSJA
LEZHË– Zgjerohet harta e përmbytjeve në qarkun e Lezhës. Deri më tani 4300 hektarë janë nën ujë duke e bërë të pamundur lëvizjen e njerëzve.
Kjo ka bërë që disa fshatra e rrugë të bllokohen, duke rrezikuar dhjetëra fëmijë e mësuesë të ngelen pa shkuar në shkollë. 44 fëmijë në Malecaj dhe mësuesi në Ungrej hasin vështirësi prej rrugëve të përmbytura apo shembura, duke rrezikuar për të shkuar në shkollë.
Po ashtu dhjetëra fëmijëve të tjerë u pamundësohet mësimi për shkak se banesat e tyre janë nën rrethimin e ujit.
Situata në Shqipëri është përkeqësuar nga reshjet e dendura të shiut. Qytete si Shkodra dhe Lezha janë më problematiket pasi mijëra hektarë tokë janë përmbytur duke lënë në mëshirë të fatit qindra banorë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacione në lidhje me situatën në qytet nga përmbytjet. Bëhet e ditur se janë 1823 sipërfaqe të cilat janë mbuluar...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Mbërritja e vaksinës anti-covid në Shqipëri dhe vaksinimi i personave të parë është lajmi kryesor i ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Suç të Klosit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë 2 per...
TIRANË– Shqipëria vazhdon të jetë nën sundimin e reshjeve të shiut të cilat nuk do të mungojnë as ditën e sotme. Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të de...
KORÇË– Familjarët e një kambisti që ra sot pre e një grabitje kanë treguar se kjo është e katërta herë që shtëpia e tyre bie pre e hajdutëve. Në një...
TIRANË– Qytetet e Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme sërish ‘nën ujë’. Më të rrezikuara nga përmbytjet që kanë gjashtë ditë që vijojnë, shfaqet Shkodra d...