Aktualitet

Për herë të katërt! Grabiten 10 mln lekë në shtëpinë e kambistit në Korçë, familjarët zënë poshtë një prej autor

11 Janar 2021, 06:20 Nga DOSJA
Për herë të katërt! Grabiten 10 mln lekë në

KORÇË- Grabitje me armë zjarri në Korçë! Tre persona, të maskuar dhe të armatosur, janë futur në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm në banesën e një kambisti të identifikuar si Shefqet Muço, shtëpi e cila është grabitur edhe tre herë të tjera. Dosja.al ka mësuar se tre grabitësit janë futur në banesën e kambistit Muço në rrugën e “Bilbilave”, në Korçë, por janë përballur me të gjithë anëtarët e kësaj familjeje, ndërkohë që një person i katër i priste në makinë për tu larguar së bashku pas marrjes së parave.

Por plani nuk shkoi ashtu! Ka qenë vetë kambisti Shefqet Muço që është përleshur fizikisht dhe ka vënë poshtë një prej autorëve, të identifikuar si Agim Çaçi 50-vjeç nga Moglica, duke e mbajtuar deri në mbërritjen e policisë. Fqinjët janë zgjuar nga ulërimat e familjes Muço dhe kanë mbërritur pranë tyre, ndërkohë që treguar për mediat se kanë parë të gjakosur një prej autorëve.

Të lënduar gjithashtu nga përleshja kanë mbetur edhe vetë kambisit Muço, e shoqja e tij dhe i biri. Të tre anëtarët e familjes Muço bashkë me një nga grabitësit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Çaçit gjithashtu do t’i vihen prangat në spital. 

Policia ka arritur të arrestojë dhe autorin e dytë të ngjarjes. Ndërsa një prej grabitësve që u fut në shtëpi dhe personi që i priste në makinë janë ende në arrati, bashkë me 10 milionë lekët që arritën të merrnin në banesën e kambistit. Policia e Korçës ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personit të tretë. Dëshmitë e familjes Muça dhe të një prej grabitësve të arrestuar pritet të hedhin dritë mbi identetet e hajdutëve të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim caci grabitet shtepia e kambistit ne korce shefqet muco agim caci grabitet shtepia e kambistit ne korce shefqet muco

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2021, 19:53

TIRANË– Pa e pritur askush, kryeministri Edi Rama dha lajmin se nesër Shqipëria nis vaksinimin kundër COVID19. Ndryshe nga sa ishte njoftuar se vaksi...