Aktualitet

Dita e gjashtë nën ujë! Mijëra hektarë në Shkodër dhe Lezhë të përmbytur, bllokohen rrugët, fëmijët nuk shkojnë do

11 Janar 2021, 06:27 Nga DOSJA
Dita e gjashtë nën ujë! Mijëra hektarë në

TIRANË– Qytetet e Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme sërish ‘nën ujë’. Më të rrezikuara nga përmbytjet që kanë gjashtë ditë që vijojnë, shfaqet Shkodra dhe Lezha me mijëra hektarë të përmbytur. Bashkia Shkodër ka bërë të ditur se rruga për në Obot është e pakalueshem për mjetet e ulëta ndërsa në Lezhë 44 fëmijë në Malecaj dhe mësues në Ungrej kanë hasur vështirësi prej rrugëve të përmbytura apo shembura, duke rrezikuar për të shkuar në shkollë. Po ashtu dhjetëra fëmijëve të tjerë u pamundësohet mësimi për shkak se banesat e tyre janë nën rrethimin e ujit. Në qytetin e Korçës situata paraqitet më e qetë ditën e sotme. Reshjet e shiut në atë zonë janë ndërprerë mirëpo disa zona kanë mbetur pa energji elektrike, problem ky që është në punim e sipër nga OSHEE.

Lumi Erzen rrezikon të dalë nga shtrati duke rrezikuar kështu të përmbysë të gjithë zonën rreth saj. Ura në Sukth është gati duke u përmbytur duke rrezikuar edhe izolimin e banorëve që jetojnë në fshatra.

Moti i keq do të vijojë dhe për ditë me rradhë. Sot priten reshje dhe shtrëngata ndërkohë që meterologia Adiola Bani është shprehur se në fundjavë do të ketë sërish rënie të temperaturave dhe reshje të izoluara dëbore kryesisht në zonat malore.

Përmbytje të shumta ka pasur në të gjithë qytetet e vendit, ndërsa në Veri shumë banorë të Thethit janë izoluar për shkak të borës së madhe. Në Kukës janë shkëputur e prishur ura duke lënë të izoluar shumë banorë të fshatrave në këto zona.

(a.b,f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2021, 19:53

TIRANË– Pa e pritur askush, kryeministri Edi Rama dha lajmin se nesër Shqipëria nis vaksinimin kundër COVID19. Ndryshe nga sa ishte njoftuar se vaksi...