Aktualitet

Makina del nga rruga në fshatin Suç, 2 persona transportohen drejt spitalit të Klosit

11 Janar 2021, 07:30 Nga DOSJA
Makina del nga rruga në fshatin Suç, 2 persona transportohen drejt

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Suç të Klosit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë 2 persona janë plagosur.

Të dy personat janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në spital. Dalja e makinës nga rruga mendohet të jetë për shkak të lagështirës së madhe në rrugë.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuarr forcat e policisë dhe ekipet përkatëse për të hetuar mbi rrethanat e ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne klos aksident ne klos

Sondazh

Poll