Aktualitet

Grabitja me armë zjarri në Korçë, flasin familjarët e kambistit: Është e katërta herë që ka futen në shtëpi, u përp

11 Janar 2021, 06:44 Nga DOSJA
Grabitja me armë zjarri në Korçë, flasin familjarët e

KORÇË– Familjarët e një kambisti që ra sot pre e një grabitje kanë treguar se kjo është e katërta herë që shtëpia e tyre bie pre e hajdutëve. Në një prononcim për mediat, ata janë shprehur se kryefamiljari që punon si kambist është përplasur me grabitësit që kanë qenë të armatosur.

Kjo është hera e katërt që na ndodh kjo gjë. Doli dhe u përplas me një nga grabitësit. E katërta herë që na ndodh kjo gjë. Na futen në shtëpi për të na vjedhur,”- tregojnë familjarët.

Mëngjesin e sotëm, tre persona të maskuar dhe të armatosur u futën të grabisin shtëpinë e një kambisti, por gjithçka degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Pronari i shtëpisë, kambisti dhe një nga grabitësit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar ne spital për ndihmë mjekësore, ndërsa dy grabitësit e tjerë, janë arratisur bashkë me një sasi lekësh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet shtepia e kambistit ne korce grabitet shtepia e kambistit ne korce

Sondazh

Poll