Aktualitet

“Ose lëshoje ose të vrava”/ Dalin pamje nga grabitja në Korçë, identifikohet dhe kambisti, fqinji: E kishin kapur autor

11 Janar 2021, 07:33 Nga DOSJA
“Ose lëshoje ose të vrava”/ Dalin pamje nga grabitja

KORÇË– Pamjet që po shikoni vijnë nga lagjia nr.1 në Korçë, aty ku edhe shtëpia e një kambisti u grabit dhe ngjarja përfundoi me dy të plagosur. Dosja.al ka mësuar se kambisti që ka rënë edhe pre e grabitjes është Shefqet Muço.

Një nga fqinjët e Muços tregon se në momentin që ai ka arritur në shtëpinë e kambistit, të zotët e shtëpisë e kishin vënë hajdutin poshtë.

“Pashë vetëm një që Shefqeti e kishte vënë poshtë, Shefqeti i gjakosur këtej, gruaja e goditur, djali i tij ka ndrydhur dorën, unë vajta vetëm sa ia hoqa nga dora. I vajti tjetri me pistoletë i tha lëshoje, Shefqeti i tha “nuk e lëshoj më vrit”. U pashë me doreza autorin, për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin, lëre se vjen policia. E kanë goditur Shefeqtin te koka, iu gjend e gjithë lagjja në ndihmë,”- thotë fqinji.

Mëngjesin e sotëm, tre persona të maskuar dhe të armatosur u futën të grabisin shtëpinë e një kambisti, por gjithçka degradoi në përdorimin e armës së zjarrit. Pronari i shtëpisë, kambisti dhe një nga grabitësit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar ne spital për ndihmë mjekësore, ndërsa dy grabitësit e tjerë, janë arratisur bashkë me një sasi lekësh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet shtepia e kambistit ne korce shefqet muco grabitet shtepia e kambistit ne korce shefqet muco

Sondazh

Poll