Grabitja e kambistit në Korçë, policia: Arrestuam një prej hajdutëve, dy të tjerët po i kërkojmë
11 Janar 2021, 07:21Nga DOSJA
KORÇË– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar për grabitjen e ndodhur në Korçë. Në njoftim zyrtar bëhet me dije se ngjarja e rëndë që përfundoi me dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave” në Korçë.
Në njoftim theksohet gjithashtu se një prej grabitësve është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë po kërkohen për tu arrestuar gjithashtu.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.01.2021, rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave”, Korçë, tre persona dyshohet se nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur me dhunë shtetasit Sh. M., me profesion kambist, një sasi lekësh para banesës së tij.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë, bëri të mundur ndalimin e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, i cili ndodhet aktualisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pasi ka marrë lëndime gjatë përplasjes fizike me kambistin dhe forcat e policisë, ku ka tentuar të shmangë kapjen nga ana e tyre.
Ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të cilët kanë mundur të largohen me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës si edhe po kryhen veprime të tjera hetimore, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mëngjesin e sotëm, tre persona të maskuar dhe të armatosur u futën të grabisin shtëpinë e një kambisti, por gjithçka degradoi në përdorimin e armës së zjarrit. Pronari i shtëpisë, kambisti dhe një nga grabitësit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar ne spital për ndihmë mjekësore, ndërsa dy grabitësit e tjerë, janë arratisur bashkë me një sasi lekësh.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shqipëria vazhdon të jetë nën sundimin e reshjeve të shiut të cilat nuk do të mungojnë as ditën e sotme. Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të de...
KORÇË– Familjarët e një kambisti që ra sot pre e një grabitje kanë treguar se kjo është e katërta herë që shtëpia e tyre bie pre e hajdutëve. Në një...
TIRANË– Qytetet e Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme sërish ‘nën ujë’. Më të rrezikuara nga përmbytjet që kanë gjashtë ditë që vijojnë, shfaqet Shkodra d...
GREQI– Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Greqi pasi policia greke i kakapur me 50 kilgoramë drogë.Mediat greke, bëjnë me dije se droga ishte fs...
SHKODËR– Disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar në aksin rrugor Bogë- Theth.Krahas një video që ka mbërritur në redaksinë e Dosja.al qytetari që ka mb...
DIBËR– Njësitë Administrative Sllovë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Njësia Lurë kanë mbetur pa energji elektrike që është prej pesë ditësh për shkak të ...