Përmbytjet në Shkodër, bashkia: Nën ujë janë 1823 hektarë tokë, rruga për në Obot mbetet e bllokuar
11 Janar 2021, 07:42Nga DOSJA
SHKODËR– Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacione në lidhje me situatën në qytet nga përmbytjet. Bëhet e ditur se janë 1823 sipërfaqe të cilat janë mbuluar nga shiu. Rruga për në Obot për mjetet e ulëta vazhdon të jetë e bllokuar. Bashkia raporton se vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.
NOFTIMI I BASHKISË:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë: Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m) Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m) Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1823 Ha 1. Tokë e pakultivuar 526 Ha 2. Foragjere të dyta, jonxhe 1115 Ha 3. Grurë 95 Ha 4. Bimë dekorative 80 Ha 5. Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 210 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha Grurë 40 Ha Pemtore 5 Ha
Nj.A Dajç Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :Tokë e pakultivuar 265 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha Bimë dekorative 80 Ha Grurë 55 Ha
UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .
Nj. A. Guri Zi Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc. Tokë e pakultivuar 3 Ha Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri. Tokë e pakultivuar 15 Ha Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe Tokë e pakultivuar 30 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes Tokë e pakultivuar 3 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha Pemtore 2 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Mbërritja e vaksinës anti-covid në Shqipëri dhe vaksinimi i personave të parë është lajmi kryesor i ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Suç të Klosit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë 2 per...
TIRANË– Shqipëria vazhdon të jetë nën sundimin e reshjeve të shiut të cilat nuk do të mungojnë as ditën e sotme. Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të de...
KORÇË– Familjarët e një kambisti që ra sot pre e një grabitje kanë treguar se kjo është e katërta herë që shtëpia e tyre bie pre e hajdutëve. Në një...
TIRANË– Qytetet e Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme sërish ‘nën ujë’. Më të rrezikuara nga përmbytjet që kanë gjashtë ditë që vijojnë, shfaqet Shkodra d...