Sport

Jo vetëm Seferi, presidenti i Tiranës Refik Halili premton goditje “big”: Presim 2-3 afrime të tjera

10 Janar 2021, 22:11 Nga DOSJA
Jo vetëm Seferi, presidenti i Tiranës Refik Halili premton goditje

TIRANË– Tirana e ka nisur merkaton e janarit me Taulant Seferin. Sulmuesi i Young Boys do të qëndrojë në kryeqytet për 6 muaj, pasi futbollisti është transferuar në formën e huazimit. Në konferencën e mbajtur për mediat, presidenti i Tiranës, Refik Halili tregon se sa e vështirë ishte për të bërë një goditje të tillë në merkato, ndërsa premton edhe 2 apo 3 afrime të reja nga jashtë Shqipërisë këtë muaj.

“Kjo merkato është për të mirën e klubit dhe nuk jemi dakort për të qendruar në këtë gjendje që jemi e për këtë arsye duhet të bëjmë një merkato të shpejtë. Duhet shumë punë për të arritur të marrësh lojtarë të mirë, por ne e bëjmë edhe për të kënaqur tifozët tanë.

Nuk është e lehtë që të sjellësh futbollistë të cilët janë pjesë e Kombëtares, e thashë që është kënaqësi pasi edhe ne kemi lojtarë të Kombëtareve të tjera.Synojmë që edhe të afrojmë lojtarë të tjerë, por do ta tregoj edhe Seferi vetë sa e vështirë ka qenë.

E falënderoj për besnikërinë që tregoi pasi na dha fjalën dhe u treguar korrekt duke pritur deri në fund për të firmosur me klubin tonë. . Nuk është e lehtë të gjesh lojtarë në kampionatin tonë, por shpresojmë të sjellim 2 apo 3 blerje të reja”, ishte deklarata e Refik Halilit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport refik halili tirana refik halili tirana

Sondazh

Poll