Sport

A do ta veshë fanellën e Atletiko Madridit francezi Dembele?

10 Janar 2021, 16:33 Nga DOSJA
A do ta veshë fanellën e Atletiko Madridit francezi Dembele?

FRANCE – Sulmuesi francez Moussa Dembele është shumë pranë transferimit te skuadra e Atletiko Madrid, lajm të cilin ka konfirmimin vetë drejtori sportiv i Lionit, braziliani Xhuninjo, para dhe pas transfertës ndaj Rene, e cila u mbyll 2-2.

“Ka një mundësi që Moussa Dembele të largohet gjatë merkatos së janarit. Jemi në fazë të avancuar negociatash me Atletiko Madridin dhe nëse edhe futbollisti do të pranojë, atëherë gjithçka na mbetet t’i urojmë suksese.”

Mediat franceze, tani e kanë “veshur” 24-vjeçarin me fanellën e Atletikos, duke e konsideruar si një zëvendësues të denjë të Diego Kostës. Sulmuesi Dembele aktivizohet për të tretin sezon te Lioni, me fanellën e të cilit ka zhvilluar 105 ndeshje dhe shënuar 45 gola.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletiko madrid lion moussa dembele sulmuesi 24-vjecar atletiko madrid lion moussa dembele sulmuesi 24-vjecar

Sondazh

Poll

Sport 10 Janar 2021, 13:45

Roma i ngrin buzëqeshjen Interit në fund

ITALI – Nuk ka fitues mes Romës dhe Interit, një ndeshje e cila u mbyll në barazim 2-2. Si Roma, ashtu dhe Interi, ishin ndjekësit e kuqezinjve në kampionat dhe...