Sport

Dëmtohet mesfushori belg Vitsel, larg futbollit për disa muaj!

10 Janar 2021, 18:34 Nga DOSJA
Dëmtohet mesfushori belg Vitsel, larg futbollit për disa muaj!

GJERMANI – Ai e la fushën e blertë për shkak të një dëmtimi, pa përfunduar ndeshja e së shtunës në stadiumin e Lajpsigut, ku Borusia Dortmund fitoi 3-1, në kuadër të javës së 15-të të Bundesligës.

Për pasojë, mesfushori belg Aksel Vitsel do të mungojë për një periudhë të gjatë dhe nuk do të jetë i disponueshëm për skuadrën.

Dortmundi ka njoftuar të dielën, se futbollisti i tyre ka pësuar një këputje të tendinit të Akilit dhe do të mbetet jashtë për disa muaj. “Klubi do të duhet të heqë dorë nga Aksel Vitsel (31 vjeç) për disa muaj,”– ka shkruar Borusia në faqen e saj të internetit.

Kjo do të jetë një mungesë e rendësishme për ekipin e Edin Terziç, pasi lojtari i kombëtares belge i kishte luajtur të gjitha ndeshjet e Borusias që nga fillimi i sezonit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aksel vitsel borusia dortmund bundesliga lajpsigu aksel vitsel borusia dortmund bundesliga lajpsigu

Sondazh

Poll

Sport 10 Janar 2021, 13:45

Roma i ngrin buzëqeshjen Interit në fund

ITALI – Nuk ka fitues mes Romës dhe Interit, një ndeshje e cila u mbyll në barazim 2-2. Si Roma, ashtu dhe Interi, ishin ndjekësit e kuqezinjve në kampionat dhe...