Sport

“Nuk dua asnjë lojtar, harrojeni merkaton”, Conte nxehet gjatë konferencës: Na mungoi…

10 Janar 2021, 15:56 Nga DOSJA
“Nuk dua asnjë lojtar, harrojeni merkaton”, Conte nxehet

ITALI-Inter ngec sërish, këtë herë në transfertën e vështirë ndaj Romës në “Olimpico”, ku nuk shkoi përtej barazimit 2-2 dhe tani e sheh Milanin t’i shkëputet me 3 pikë më tepër në kreun e renditjes. Verdhekuqtë zhbllokuan rezultatin në të 17′ me një goditje tokazi të Pellegrinit, por fillimi impresionues i pjesës së dytë nga zikaltrit përmbysi situatën falë golave të Skriniar e Hakimit.

Vetëm pak para përfundimit një goditje me kokë e Mancinit fiksoi përfundimisht rezultatin në barazim.Mbas ndeshjes ka folur Antonio Conte, trajneri i Interit nuk e fshehu zhgënjimin, pasi sipas tij skuadrës i mungoi instikti vrasës.

“Ne patëm mundësinë ta mbyllnim lojën. Na ka munguar instinkti “vrasës”, më vjen keq sepse kemi luajtur ndaj një ekipi të fortë që po bën gjëra të mrekullueshme. Pavarësisht disavantazhit ne patëm forcën për ta përmbysur lojën.

Do të kishte qenë e rëndësishme të fitonim këtu në Romë. Harrojeni çështjen merkato për Inter sepse mua këtë më kanë thënë. Lexoj që dua atë apo këtë, por jepet gjithnjë mesazhi i gabuar. Nga gushti nuk ekziston folja dua, është vetëm folja punoj që e njoh shumë mirë”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter antonio conte inter

Sondazh

Poll

Sport 10 Janar 2021, 13:45

Roma i ngrin buzëqeshjen Interit në fund

ITALI – Nuk ka fitues mes Romës dhe Interit, një ndeshje e cila u mbyll në barazim 2-2. Si Roma, ashtu dhe Interi, ishin ndjekësit e kuqezinjve në kampionat dhe...