Sport

VIDEO/ Hysaj 90 minuta në suksesin e Napolit, Lazio e ka të thjeshtë përballë Parmës

10 Janar 2021, 16:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Hysaj 90 minuta në suksesin e Napolit, Lazio e ka të

ITALI– Kanë përfunduar 3 ndeshjet e Serie A për javën e 17-të. Napoli merr një fitore me shifrat 2-1. Ekipi i Gatussos ia doli të fitojë vetëm në sekondat e fundit të takimit. Rrahmani e nisi titullar takimin, por që u detyrua të zëvendësohej vetëm me rifillimin e së dytës. Napoli gjeti avantazhin në minutën e 15-të të takimit me Insignen, ndërsa në të 27-tën,mbrojtësi kosovar gaboi në një moment me Udinesen që barazoi me Lasagnan.

Për fatin e mirë të Napolit, në minutat e fundit erdhe edhe goli i Bakayoko që siguroi tre pikët dhe e çoi këtë skuadër në vendin e pestë, 9 pikë larg Milanit kryesues por me një ndeshje më pak të luajtur. Hysaj luajti 90 minuta në këtë ndeshje.Në vendin e 8 është Lacio, që dha sot sinjale të rëndësishme ringjallje ndaj Parmës.


Fitorja 2-0 në transfertë me golat e Luis Alberto dhe Kaisedo i dha qetësinë skuadrës së Inzagit e cila kthehet të shpresojë të paktën për zonën Champions, të cilën e ka vetëm 3 pikë larg. Ndërkohë që Verona fitoi ndaj Crotones me shifrat 2-1.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj lazio napoli hysaj lazio napoli

Sondazh

Poll

Sport 10 Janar 2021, 13:45

Roma i ngrin buzëqeshjen Interit në fund

ITALI – Nuk ka fitues mes Romës dhe Interit, një ndeshje e cila u mbyll në barazim 2-2. Si Roma, ashtu dhe Interi, ishin ndjekësit e kuqezinjve në kampionat dhe...