Sport

Zhbllokimi i merkatos zgjidh hallin e sulmit të Tiranës, Seferi entuziast: Mezi po pres të luaj në derbi

10 Janar 2021, 21:37 Nga DOSJA
Zhbllokimi i merkatos zgjidh hallin e sulmit të Tiranës, Seferi

TIRANË-Tirana prezanton goditjen e parë për muajin janar dhe ai është Taulant Seferi. Sulmuesi i Kombëtares ka mbërritur në kryeqytet dhe në ditët në vijim do të jetë nën urdhërat e trajnerit Nevil Dede. Sulmuesi do të jetë në formë huazimi nga skuadra e Young Boys për 6 muaj, ndërsa Seferi ka thënë fjalët e para si futbollist bardheblu.

“Kisha parakontrate me një ekip në Zvicër. Isha në shtëpi dhe në një çast më mori në telefon Osmani, drejtori sportiv i Tiranës. Patëm një bisedë të mirë, e njoh që më parë. Të nesërmen më erdhi oferta zyrtare dhe nuk ishte e vështirë për të ardhur këtu.

Tirana është një klub i madh, ka një tifozeri të zjarrtë në Ballkan. Nuk jam menduar shumë për ardhjen këtu, Tirana është një klub i madh dhe besoj do e ndihmojmë njëri-tjetrin. I kam parë disa ndeshje kryesore të Superiores, ka kualitet më të mirë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Besoj se do përshtatem shpejt, pres të fitoj një eksperiencë të mirë dhe rezultate të mira. Do jap maksimumin, shpresoj të dalim të gjithë të kënaqur në fund”.

Derbi? Mezi po pres të luaj, por nesër do të bëj stërvitjen e parë dhe po mendojmë për Kastriotin. Më pas do mendojmë për Partizanin, besoj se do të jem i gatshëm“, deklaroi sulmuesi 24-vjeçar nga Kumanova.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport taulant seferi tirana taulant seferi tirana

Sondazh

Poll