Sport

Vllaznia: Ikën Dunga, vjen Avdijaj, zëvendësimi kokë për kokë!

10 Janar 2021, 15:54 Nga DOSJA
Vllaznia: Ikën Dunga, vjen Avdijaj, zëvendësimi kokë

Shkodër – Shqipëria tani do të jetë një vend tranzit për të. Ismael Dunga, i cili u largua në fillim të dhjetorit për të rinovuar pasaportën në Kenia, këto ditë pritet të mbërrijë në Shkodër vetëm për të tërhequr dokumentacionin e tij sportiv.

Sulmuesi 27-vjeçar kenian, i cili u shfaq në futbollin shqiptar me fanellën e Luftëtarit, iu bashkua shkodranëve në muajin gusht, pasi u la i lirë nga Tirana, ku luajti 7 ndeshje me fanellën kuqeblu, duke arritur të shënojë edhe 4 gola.

Sakaq, bëhet e qartë arseja e blerjes së Albion Avdijajt nga ana e Vllaznisë. 26-vjeçari që prishi kontratën me Tiranën, u aktivizua për pak minuta në ndeshjen ndaj Teutës. Në Shkodër gjithçka është “ok”: Ikën Dunga, vjen Avdijaj, zëvendësimi kokë për kokë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish sulmuesi i tiranes ismael dunga nenshkruan ne japoni sulmuesi kenian vllaznia ish sulmuesi i tiranes ismael dunga nenshkruan ne japoni sulmuesi kenian vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 10 Janar 2021, 13:45

Roma i ngrin buzëqeshjen Interit në fund

ITALI – Nuk ka fitues mes Romës dhe Interit, një ndeshje e cila u mbyll në barazim 2-2. Si Roma, ashtu dhe Interi, ishin ndjekësit e kuqezinjve në kampionat dhe...