Sport

VIDEO/ Juventus fiton, por vuan edhe kur Sassuolo është me 10 lojtarë

10 Janar 2021, 22:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Juventus fiton, por vuan edhe kur Sassuolo është me 10

ITALI– Në javën e 17-të të Serie A Juventus fiton ndaj Sassuolos me shifrat 3-1 dhe rikthehet rivalizues në klasifikim. Mund të thuhet se ishte një sukses me vuajtje, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola,ndërsa Obiang për miqtë u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, Juventus gjeti avantazhin në minutën e 50-të me Danilon, por Sassuolo edhe pse me 10 lojtarë barazoi 8 minuta më vonë me sulmuesin Defrel. Miqtë e mbajtën mirë fushën, por në minutën e 82-të Ramsey shënoi golin vendimtar në një asistim nga Frabotta.

Ndërsa në minutën e 92-të Ronaldo vulosi ndeshjen. Me këtë sukses Juventus shkon në vendin e 4-të në kuotën e 33 pikëve me një ndeshje më pak për të luajtur.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus sassuolo juventus sassuolo

Sondazh

Poll