Aktualitet

SHKODRA – E PLOTË/ Me mbi 1 metër dëborë, bllokohet aksi Bogë-Theth, e pakalueshme edhe rruga Gropat e Selcës-Vermos

9 Janar 2021, 19:49 Nga DOSJA
SHKODRA – E PLOTË/ Me mbi 1 metër dëborë, bllokohet

SHQIPËRI– Gjendja në Veri të Shqipërisë është e rënduar. Dosja.al ka siguruar informacionet e plota nga bashkitë e Veriut të Shqipërisë ku jepen detaje në lidhje me situatën në vend, pas përmbysjeve të shumta.

Mësohet se aks problematik është ai Bogë-Theth, në Qaf –Thore që është i bllokuar dhe ka mbi 1 metër dëborë. Në Njësinë Administrative Velipojë, janë nën prezencën e ujit rreth 40 ha tokë bujqësore në fshatrat Pulaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Baks i Vjetër, Sektor, Luarzë dhe në Ças, ku lartësia e ujit varion nga 20-40 cm.

Aksi rrugor Gropat e Selcës-Vermosh (Qafa Bordolecit) është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe orteqeve. Në aksin rrugor Hadroj – Mirditë ka shkarje dherash, rënie gurësh dhe prezencë uji në shumë pjesë të rrugës dhe rrezikohet që rruga të bllokohet pasi deri tani nuk është ndërhyrë nga strukturat përkatëse (kalohet me vështirësi). Në total në nivel Qarku, sipërfaqja e permbytur eshte rreth 1630 Ha. Deri në këto momente nuk rrezikohen banesa apo biznese.

Të dhënat e plota

Të dhënat e prurjeve të Liqenit dhe Lumenjve Drin-Bunë

Nivelet e Liqenit: kuota kritike 9.50 m kuota aktuale 8.25 m.
Lumi Drin, Bahcallek: kuota kritike 7.50, kuota aktuale 7.00 m.
Dajç i Bregut të Bunës: kuota kritike 6.30, kuota aktuale 6.18 m.

Bashkia Shkodër :

Bashkia Malësi e Madhe:

Bashkia Vau-Dejës :

Prezence uji ne siperfaqe te rruges ka ne aksin Rranza- Bisht i Jukes, Njësia Administrative Bushat, ne pjesen fundore (5 deri 10 cm), por qarkullimi vazhdon normalisht

Nga Agjensia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Shkoder, informohemi se:

Situata e permbytjes, pas rreshjeve të rëna paraqitet si më poshtë:

Ne total ne nivel Qarku, sip e permbytur eshte rreth 1630 Ha. E ndare si me poshte:
Në NJ. Administrative Ana Malit janë nën ujë 550 ha
Në NJ. Administrative Velipojë rreth 300 ha tokë bujqësore dhe kullota.
Në NJ. Administrative Dajç janë nën ujë rreth 300 ha tokë bujqësore dhe kullota.
Në NJ. Administrative Bushat janë nën ujë rreth 300 ha tokë bujqësore dhe kullota.
Në NJA Berdice, 100 ha
Ne NJA, Guri Zi, rreth 80 ha

Deri në këto momente nuk rrezikohen banesa apo biznese.

Strukturat e OSHE..mbi situaten e furnizimi me energji

Aktualisht është vetëm Fideri 13 tek Shkodra 2 pa energji që furnizon 13 abonetë si dhe një kabinë që furnizon 7 aboneta ne Bratosh te Koplikut dhe 120 abonentë në Vermosh, ekipet janë në terren për kthimin e energjise elektrike ne zonat ku kemi identifikuar probleme.

Situata e te gjitha akseve rajonale eshte normale dhe nuk kemi problem.

Nga Drejtoria Ujitjes dhe Kullimit, Lezhe, informohemi se në Qarkun Shkoder. Hidrovoret kane punuar me kapacitet maksimal pa ndërprerje. Niveli ne lumin Buna tek ura është 8.36, niveli ujit tek Buna ne Dajç ështe 6.36 m. Ka filluar te hyje uji tek rrelat e Dajtit rreth 10 – 20 cm mbi rruge. Prurjet nga lumi Kir e Gjader janë të vazhdueshme ku si pasojë kemi siperfaqe te permbytura rreth 6000 ha, nga keto ne Bashkine Vau Dejes 3500Ha dhe Bashkia Shkodër 1600Ha.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shkoder moti i keq ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll