Aktualitet

13 fshatra të Dibrës të izoluar prej dy ditësh, uji mbulon edhe furgonët e linjës Lurë-Tiranë

9 Janar 2021, 18:35 Nga DOSJA
13 fshatra të Dibrës të izoluar prej dy ditësh, uji mbulon

DIBËR– Uji ka mbuluar edhe furgonët e pasagjerëve që bëjnë linjën Lurë- Tiranë. Siç shihet edhe në foto që vjen nga Dibra, furgonët e bardhë, që kanë qenë buzë rruge, janë mbuluar tërësisht nga përroi.

Fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarjeje, nuk ka psur dëme në njerëz. Gjithsesi, prurjet e shumta nga përroi i Lashkizës në hyrje të Njësisë Administrative Zall Dardhë kanë lënë të izoluar prej 48 orësh 13 fshatra.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi uji mbulon furgonet moti i keq ne shqiperi uji mbulon furgonet

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2021, 15:58

TIRANË– Personi që shikoni në foto është Klevioli, i njohur në rrjetet sociale si ‘Cllevio’, shoku i reperit Arkimed Lushaj që u vu në pranga dy ditë më pa...