Aktualitet

Çahet tubacioni i ujësjellësit të Bogovës, mbetet pa ujë të pijshëm i gjithë Berati

9 Janar 2021, 19:40 Nga DOSJA
Çahet tubacioni i ujësjellësit të Bogovës, mbetet pa

BERAT– Tubacioni i ujësjellësit të Bogovës është çarë duke ;ënë pa ujë të pijshëm të gjithë banorët e qytetit e të fshatrave përreth. Dosja.al mëson se tubacioni është çarë për shkak të prurjeve të shumta, duke lënë pa ujë të pijshëm të gjithë qarkun.

Konkretisht nuk kanë ujë të pijshëm banorët e qytetit të Beratit, të Poliçanit e Bogovës. Mësohet se inxhinierët po punojnë për riparimin e defektit, por nuk diht se kur do të normalizohet situata e ardhur si pasojë e motit të keq.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berati pa uje moti i keq ne shqiperi berati pa uje moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll