Aktualitet

Pamje nga aksi Kukës-Has, shkon në 10 cm dëbora në qytet, trashësia e saj dyfishohet në 500 metra lartësi

9 Janar 2021, 19:14 Nga DOSJA
Pamje nga aksi Kukës-Has, shkon në 10 cm dëbora në qytet,

KUKËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga Kukësi dhe tregojnë rrugët e bllokuara nga dëbora. Dosja.al ka mësuar se qytetin e Kukësit, trashësia e dëborës arrin nga 5-10 centimetra. Ndërsa në zona më të larta të vendit, në 500 metra lartësi, trashësia e dëborës arrin në 20 centimetra.

Petku i bardhë vështirëson kalimin e mjeteve dhe të udhëtarëve. Vështirësi më të madhë hasin banorët e zonave më të thella të Kukësit.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debora ne kukes moti i keq ne shqiperi debora ne kukes moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll