Aktualitet

“Larg qoftë nëse na bie ndonjë vdekje”/ Shembet ura në Kukës, 10 familje izolohen në fshat, fëmijët: Erdhëm me push

9 Janar 2021, 17:53 Nga DOSJA
“Larg qoftë nëse na bie ndonjë vdekje”/ Shembet ura

KUKËS– Ura që lidh fshatrat e Kukësit është shembur duke lënë në izolim 10 familje. Shumë prej të izoluarve rrëfejnë se kanë mbetur të izoluar pasi kjo urë nuk është ndërtuar asnjëherë ashtu siç duhet. Njëri prej tyre thotë së nëse bie ndonjë rast emergjent, ata s’dinë ku të shkojnë.

Ndërsa fëmijët tregojnë se kanë shkuar në Kukës për pushimet e fundvitit, por kanë mbetur pa shkollë sepse janë izoluar atje.

“Kemi njerëz të sëmurë në shtëpi, të moshuar, larg oftë, nëse kemi ndonjë rast vdekje, nga do t’ja mbajmë,”– thotë një prej tyre.

Kjo urë është bllokuar disa erë. Kjo vjen nga arsye që kjo nuk është ndrequr në mënyrën e duhur. Kërkojmë që kjo urë të rindërtohe njëherë e mirë, përndryshe 10 familje që jemi këtu do bllokohemi me shkollë e me ushqime,”– thotë dikush tjetër.

“Erdhëm te dajat për festuar Vitin e Rid he me pushime dhe nuk shkojmë dot më në shkollë sepse u prish ura,”- thonë fëmijët.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes moti i keq ne shqiperi shembet ura ne kukes kukes moti i keq ne shqiperi shembet ura ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2021, 15:58

TIRANË– Personi që shikoni në foto është Klevioli, i njohur në rrjetet sociale si ‘Cllevio’, shoku i reperit Arkimed Lushaj që u vu në pranga dy ditë më pa...