Aktualitet

Mbyllet çështja e rrëmbimit të biznesmenit Koço Dado, prokuroria dorëzohet: Në letrat e rrëmbyesve dhe në kasetat ku du

9 Janar 2021, 19:31 Nga DOSJA
Mbyllet çështja e rrëmbimit të biznesmenit Koço

TIRANË– Rrëmbimi i biznesmenit të njohur Koço Dado në 8 qershor 1998, e gjithashtu një nga historitë më të bujshme kriminale ndër vite, e gjithashtu një dosje e hetuar , e pezulluar dhe e rihetuar mes institucioneve të ndryshme, mes institucioneve të ndryshme, tanimë është një histori dhe dosje e mbyllur përfundimisht.

Grupet kriminale më të njohura të asaj kohe, protagonistët ë krimit në vend  rezultojnë të skeduar,  përgjuar dhe vëzhguar. Madje edhe kriminelë të njohur edhe në ditët e sotme. Biznesmenë të njohur dhe jo, dëshmitarë dhe të afërt që janë pyetur dhjetra herë.

Por në përfundim drejtësia u dorëzua dhe nuk mundi të zbardhë rrëmbimin e Koço Dados dhe as autorësinë e atyre që hodhën eksploziv  në banesën e tij gati katër muaj pasi 45 vjeçari  ishte marrë peng.

Një serial veprimesh hetimore  të urdhëruara në kohë të ndryshme nga prokurorë të përgjithshëm dhe shefa kundër krimit të organizuar rezultuan të pafrytshme dhe në përfundim gjykata e shkallës së parë shpalli pushimin e dosjes që i kishte kaluar  për kompetencë nga ish-krimet e rënda. As ekspertiza ndaj këtyre letrave që Top Channel i disponon , që u përgatiten  nga rrëmbyesit për të   udhëzuar familjen e tij se ku duhet t’i dorëzonin paratë. As tre kasetat ku ishte filmuar pengu nuk shërbyen për asgjë.

Koço Dado u rrëmbye mbrëmjen e tetë qershorit në afërsi  të ish ambasadës  në rrugën Qemal Stafa, pasi kishte përfunduar mbledhjen e shoqatës së biznesmenëve shqiptare. Katër rrëmbyes u afruan me një  mjet  tip ford , njëri prej tyre  i vendosi pistoletën personit që gjendej nën shoqërinë e Dados, duke i thënë ndal policia.

Siç pohojnë dëshmitaret, fjala e fundit që mundi të thotë Koço Dado përpara se të merrej forcërisht ishte pyetja ‘Çkeni me mua?’. Ndërsa më pas pas njëri prej tyre i vendosi një kapuç në kokë dhe dy të tjerë e goditën derisa e futën në automjet.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koco dado rrembimi i biznesmenit koco dado koco dado rrembimi i biznesmenit koco dado

Sondazh

Poll