Aktualitet

“Shqiptarët duhet të vriten, meritojnë dënimin me vdekje”/ 5 efektivë policie shkarkohen nga puna pas fyerjeve raciste,

9 Janar 2021, 17:06 Nga DOSJA
“Shqiptarët duhet të vriten, meritojnë dënimin me

ANGLI- Pesë oficerë policie në Angli janë shkarkuar nga detyra për shkak të sjelljes jo korrekte në punë dhe fyerjes së njerëzve. Lajmin e ka bërë të ditur Independent, i cili shkruan se oficerët e shkarkuar nga puna kanë fyer edhe popullin shqiptar.

Ata ishin policë në rajonin e Hampshire, dhe në momentin që po flisnin me njëri-tjetrin ata po regjistroheshin. Në komentet që bënë ata u dëgjuan të fyenin kolegët e tyre nga vende të tjera ndërsa për shqiptarët thanë se duheshin vrarë me agjent nervor dhe se emigrantët e paligjshëm duhet të dënoheshin me vdekje.

Hetimi për keta efektivë policie nisi në vitin 2018 pas ankesave të shumta nga kolegët e tyre. Së bashku me ta ishte edhe një polic i gashtë, por ai nuk është shkarkuar por paralajmëruar.

Gjyqtari Jason Beer që po merret e çështjen e tyre tha se ajo ishte një njësi raciste dhe se për ta kishte një lum ankesah nga kolegët e tyre për fyerje dhe keqtrajtim të të arrestuarve.

“Ishte një njësi raciste. Një oficer me ngjyrë akuzohej se ka shkuar në Angli nga Afrika me një arkë dhe është marrë nga Kopshti Zoologjik. Ata kanë thënë se shqiptarët duhen qëlluar ose të vriten me një agjent nervor dhe se emigrantët e paligjshëm meritojnë dënim me vdekje”, tha Beer.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 5 police shkarkohen nga detyra jason beer 5 police shkarkohen nga detyra jason beer

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2021, 15:58

TIRANË– Personi që shikoni në foto është Klevioli, i njohur në rrjetet sociale si ‘Cllevio’, shoku i reperit Arkimed Lushaj që u vu në pranga dy ditë më pa...