Aktualitet

ME VIDEO/ Qafa e Llogarasë kthehet në ‘rrugë qorre’, mjegulla e dendur pushton gjithçka

9 Janar 2021, 19:00 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Qafa e Llogarasë kthehet në ‘rrugë qorre’,

LLOGARA– Qafa e Llogarasë është kthyer në një rrugë qorre dhe nuk shihet asgjë për kilometra me radhë. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, vihet re që mjegulla e dendur ka bllokuar të gjithë rrugët, si pasojë e motit të keq.

Deri në afërsi të fshatit Dukat shikueshmëria për drejtuesit e automjeteve është shumë e ulët. Të gjithë ata që kalojnë në këtë rrugë, duhet të bëjnë mjaft kujdes!

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjegull ne llogara moti i keq ne shqiperi qafa e llogarase mjegull ne llogara moti i keq ne shqiperi qafa e llogarase

Sondazh

Poll