Aktualitet

E bllokuar me 500 metër kub inerte dhe e kthyer në fushë ‘gjoli’, zhbllokohet aksi rrugor në Qelëz të Pukës, pesë fa

9 Janar 2021, 16:56 Nga DOSJA
E bllokuar me 500 metër kub inerte dhe e kthyer në fushë

PUKË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Puna, në fshatin Mardhnaq të Qelëzës, ku pesë familje kishin mbetur të izoluara e pa ujë. Në një njoftim zyrtar, Bashkia Pukë ka bërë me dije se është bërë i mundur zhbllokimi i segmentit rrugor në fshatin Mardhnaq të njësisë administrative Qelëz.

Ky aks ishte bllokuar me 500 metër kub inerte duke zënë të gjithë trasenë rurale në këtë zonë, duke bllokuar edhe ujin për pesë familje që jetojnë aty.

“Është bërë i munudur zhbllokimi i segmentit rrugor në fshatin Mardhnaq të njësisë administrative Qelëz. Rreth 500 metër kub inerte kishin zën trasenë e rrugës rurale në këtë zonë, teksa prurjet ujore morën me vete skrapatat ngjitur me rrugën, ku veç dëmtimit të rrugës u shkatërrua mulliri i fshatit dhe linjat e ujësjellsit për pesë familje,”- shkruhet në njoftim.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2021, 15:58

TIRANË– Personi që shikoni në foto është Klevioli, i njohur në rrjetet sociale si ‘Cllevio’, shoku i reperit Arkimed Lushaj që u vu në pranga dy ditë më pa...