Aktualitet

‘Prindërit i kanë vendosur në hyrje të shtëpisë’, Anila Hoxha publikon foton e këpucëve të Xhulio Prelës: Familjar

9 Janar 2021, 14:44 Nga DOSJA
‘Prindërit i kanë vendosur në hyrje të

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka postuar një shkrim për efektivin Xhuljo Prela i cili humbi jetën më 5 dhjetor në një atentat që iu bë në Lezhë. Hoxha së bashku me shkrimin ka postuar dhe këpucët e viktimës.

Në ‘Facebook’ Hoxha shkruan se polici jetoi i varfër dhe jetoi po ashtu i varfër, duke lënë pas një familje të varfër. Këpucët në foto, Hoxha shkruan se janë të uniformës që mbante veshur Prela në punë. Ndër të tjera gazetarja bën të ditur se familjarët e 26-vjeçarit ende presin një përgjigje për vdekjen e tij.

POSTIMI I PLOTE I GAZETARES

Këpucet e policit…!Sa kohë ke pa veshur nje palë si keto kepucë i dashur shef? Sa kohë ke pa i numëruar kacidhet e rrogës? Sa kohë ke pa e ndjerë numërimin e kohës kur nuk të hedhin orët shtese në punë? Sa kohë ke pa u veshur me uniformën e dalë boje ? Sa kohë ke pa hipur ne makinat e amortizuara qe të lene ne mes te aksionit? Sa kohë ke qe vec po ngjitesh pa merite dhe as qe ja ke idene se cfare eshte polici, cfarë eshte sakrifica në emër te atdheut? Sa kohë ke qe tundesh para rreshtoreve me policë, duke u sjellë si agai i tyre?Shifi pak këto këpuce ne deren e shtepisë te një polici te vrarë. Të një polici që jetoi varfër dhe vdiq varfër. Dhe la pas familje te varfër.Janë këpucet e uniformës te Xhulio Prelës !Prinderit e Xhulio Prelës, efektivi i Fnsh vrare ne fund vit, i kanë vendosur kepucët e tij ne hyrje te shtëpise. Ata vazhdojnë dhe presin nje përgjigjje se përse u vra djali i tyre, polic i shtetit. Vazhdojnë të presin nje zyrtar policie që tu thotë kush e vrau Xhulion.Sa kohë ke qe sje më polic o shef ?

Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, është vrarë në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Prela, një polic i ri, me 2 vite eksperiencë, një vit në Lezhë e më pas është transferuar në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një plumb që ka marrë pranë zemrës i ka marrë jetën. Prela është gjetur i vrarë në Gajush rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku i është nënshtruar ekzaminimit të mëtejshëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha xhulio prela anila hoxha xhulio prela

Sondazh

Poll