LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutohet me plumb në zemër efektivi i FNSH-së në Lezhë, Xhulio Prela gjendet i vdekur në makinë në zonën e Gajushit,

5 Dhjetor 2020, 06:09 Nga DOSJA
Ekzekutohet me plumb në zemër efektivi i FNSH-së në

LEZHË–  Xhulio Prela, 26 vjeç, efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu ka qënë duke u kthyer në Lezhë me makinën e tij rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm kur disa persona i kanë bërë shenjë me drita që të ndalojë. Në momentin që 26-vjeçari ka ulur xhamin, agresorët e kanë qëlluar me pistoletë TT, një prej të cilëve e ka kapur në zemër dhe ka rezultuar fatal për të. Dy plumbat e tjerë kanë kapur xhamin e pasmë të makinës dhe tjetri targën e mjetit.

Pas ekzekutimit të Prelës, makina tip “Volkswagen” më të cilin efektivi po udhëtonte ka ecur për 300 metra dhe më pas ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë aty pranë. Më pas autorët kanë djegur makinën e përdorur për vrasjen dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion të verdhë. I ati i viktimës, Martin Prela tha se Xhulio u nis për në Rinas për të marrë një shok që kishte ardhur nga Britania e Madhe, dhe do ta çonte në banesën e tij në Shkodër. Në rrëfimin e tij, ai është shprehur se nuk dyshon tek shoku që mori i riu, dhe nuk beson as tek pista e hasmërisë por ka pranuar se i biri ka pasur probleme gjatë kohës kur shërbente në Lezhë.

Sipas tij, i biri ka pasur presione kohët e fundit për çështje që ishin mbyllur me kohë dhe kërkoi nga Policia e Shtetit që të dënojë autorët e vrasjes. Ndërsa shoku që mori në Rinas, ende i paidentifikuar ka treguar në Polici se gjatë gjithë rrugës, Xhulio nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe nuk kishte folur me kënd në celular. Ai tregoi se kishte mik vëllain e Xhulios, me të cilin ndate një apartament në Britani të Madhe. Në deklaratën e tij, ai ka treguar se kishte telefonuar Xhulion që ta merrte nga aeroporti sepse familjarët e tij nuk mundeshin për shkak të orës policore të vendosur në 22:00 si masë shtrënguese ndaj pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa Xhulio ishte efektiv policie dhe mund të lëvizte pa pasur nevojë për leje. Edhe pse i riu nga Shkodra pretendon se i ka kërkuar Xhulios që të qëndrojë në banesën e tij gjatë natës, efektivi nuk ka pranuar dhe është nisur për në Lezhë. Megjithatë burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu kishte një banesë edhe në Tiranë, në zonën e Yzberishtit.
Deri më tani Policia ka shoqëruar 15 persona për vrasjen e tij dhe po heton në 3 pista në lidhje me ekzekutimin e Xhulio Prelës, vrasje për shkak të detyrës, konflikt i të riut duke mos përjashtuar as edhe një tentativë grabitje. Për të zbardhur ngjarjen dhe për të kapur autorë, Policia ka sekuestruar të gjithë kamerat e bizneseve për të zbuluar më shumë detaje lidhur me autorët.

26-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në Lezhë ku ka punuar rreth dy vite si efektiv i policisë së rendit pasi kishte mbaruar Akademinë me rezultate të shkëlqyera. Më pas me kërkesë të tij, ai është transferuar tek forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Xhulio Prela ishte me origjine nga Puka, por prej vitesh ishte zhvendosur dhe jetonin bashkë me familjen në Tiranë. Lezhën sot e kanë vizituar figurat më të larta të Policisë së Shtetit, por ende nuk ka një reagim nga ana e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

(k.m.f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela xhulio prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?